TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Makina fluturuese kineze promovohet në Dubai

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Makina fluturuese kineze promovohet në Dubai

Në fakt, ai është taksi elektrik fluturues me të cilin njerëzit një ditë do të mund të fluturojnë në destinacionet e tyre, duke i ikur kështu trafikut të dendur tokësor.

Aeroplani-veturë XPeng X2, të cilin e zhvilloi kompania ajrore me bazë në Guangzhou, është një prej dhjetra projekteve të veturave fluturuese rreth botës.

Vetëm disa prej tyre janë testuar me sukses me udhëtarë në to, ndërkaq do të kalojnë shumë vite derisa të futen në shërbim.

Me këtë rast, përgjegjësi ekzekutiv i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Dubai, Omar Al-Khan, ka thënë se ky test është shumë me rëndësi. Me rëndësi është edhe vendimi që ka marrë kompania kineze XPENG për testim të aeroplanit-veturë atje, që është prodhuesja më e madhe e veturave elektrike në Kinë dhe e cila tani merret edhe me sajimin e veturave fluturuese. Kjo kompani ka kapacitet për testim e prodhim, ka inxhinierë e kanale industriale. Natyrisht se sipas tij, ajo ka edhe vendin më të mirë partner në botë, që është Emiratet e Bashkuara Arabe, sepse siç ka thënë ai, janë të gatshëm për testime, se janë të gatshëm që të ecin përpara dhe të zhvillohen. Ai ka thënë se sipas lidershipit të tyre, e pamundura nuk ekziston. Me testimin e kësaj veture fluturuese dëshmojnë se Dubai ka besim se selia e tyre duhet të jetë atje dhe se duhet të jetë qyteti i parë që do të fillojë transportin e udhëtarëve me aeroplan-vetura.

l Khan ka thënë se janë gati që të ndërtojnë një strukturë, se vetura nuk është problemi i vetëm me rëndësi, por se është si kornizë që ata duan të merren me sektorin privat në Emiratet e Bashkuara Arabe, të kenë diçka që është e para në kët vend. Ai beson se me ndihmë të Zotit do të vendosen rregulla sipas të cilave do të punojnë në partnerite. Al Khan pret që në vitin 2024 të jetë gati gjenerata e veturave të reja, e në 2026-ën të shohim më shumë testime të tyre. Vetura peshon 700 kg, por duket si dron. “Ajo fluturon 140 km për 45 minuta, dhe ky është hapi i parë në arritjen e kësaj ëndrre,” ka thënë ai.

Ming Quan Qiu është përgjegjësi i përgjithshëm i kompanisë Xpeng Aeroh. Ai ka thënë se tani janë në procesin e hulumtimeve, se hap pas hapi po futen në tregun ndërkombëtar dhe të parin vend për testim kanë zgjedhur Dubain, sepse ky është qyteti në inovativ në botë. Sipas tij, ky është fluturimi i parë i tyre globalisht.

Për dallim nga aeroplanët e helikopterët, mjetet eVTOL nisen dhe zbresin në mënyrë vertikale. Mjetet pa pilot ka mundësi që një ditë të bartin udhëtarë nëpër qytet mbi rrugë, por ky sektor vazhdon të përballet me sfida, përfshirë këtu jetëgjatësinë e baterisë, kontrollin e trafikut ajror, sigurinë dhe çështjet e infrastrukturës.

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Instagram Plus, çfarë duhet të dini!

Instagram Plus, çfarë duhet të dini!

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

Google paralajmëron konkurrentin e saj Whoop

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

iPhone 18 vjen me ndryshime të mëdha, çfarë pritet?

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Arrestohet i dyshuari pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku mbeten të plagosur dy persona

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shitblerje të drogës

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rama njofton se po pastrohen mbeturinat në lagjen Mati 1, kërkon nga qytetarët t’i përdorin kontejnerët

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën