TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vonesa e gjykimit të ish krerëve të UÇK-së vlerësohet se është në kundërshtim me dispozitat ligjore të Speciales

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Akuzat e reja mbi Thaçin e të tjerët

Së fundi ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i është vazhduar paraburgimi ku po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

E një vendim i tillë sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara është bërë më arsyetimin se ekziston rreziku se Thaçit mund të arratiset, të pengojë procedurat e kryej krime të tjera.

Por nga gjykata kanë paraqitur disa kushte që Thaçi të mund të qëndrojë në arrest shtëpiak qoftë në Kosovë apo në një shtet të tretë.

Dorëzimin e dokumenteve ndërkombëtare të udhëtimit; ndalimi i afrimit të vendeve ose personave të caktuar; ndjekja e procedurave me video-lidhje; dhe i përdorimit të medias ose aktivitetit politik janë kushtet e paraqitura nga Gjykata Speciale.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep tregon se kur pritet të fillojë gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

“Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar disa afate për t’u siguruar që të gjitha palët të përgatiten shpejt për gjykim por deri më tani ai nuk ka caktuar një datë të saktë se kur synon t’ia kalojë dosjen e çështjes trupit gjykues. Vetëm pasi ta bëjë këtë do të dimë saktësisht se kur mund të fillojë gjykimi. Megjithatë, Gjykatësi i procedurës paraprake ka theksuar në një vendim publik, se ai ka parashikuar që dosja e çështjes mund të jetë gati për t’iu kaluar trupit gjykues deri në fund të vitit, që do të thotë se gjykimi mund të fillojë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm”, tha ajo.

E sipas avokatit, Skënder Musa, vonesa e gjykimit të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë është në kundërshtim më dispozita ligjore të kësaj gjykate.

Avokati Musa pret që më se largu gjykimi i tyre të fillojë në fillim të vitit 2023.

Kronika e realizuar nga Doresa Geci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrja serbe “i kërkon falje Vuçiqit e Serbisë” pas deklaratës për spastrimin etnik të Kosovës, jo shqiptarëve

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Sot kallëzim penal në Speciale, kërkohet urdhërarrest

MINT njofton për punime në autostradën “Ibrahim Rugova”

MINT njofton për punime në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

​Terras për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, kjo vërtet shkatërron besimin në dialog

​Terras për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, kjo vërtet shkatërron besimin në dialog

Pritje deri në 1 orë e 30 minuta në kufi, mërgimtarët bllokohen te Dheu i Bardhë

Kufijtë e Kosovës me qarkullim normal, pritjet zgjasin vetëm disa minuta

​Parashikimi i motit për sot

​Moti sot, temperaturat deri në 32 gradë Ceslius

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën