Sipas Hotit, Shqipëria mbetet zëri i Kosovës, derisa kjo e fundit të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, shkruan teve1.info
“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri Rama gjatë fjalimit në Këshillin e Evropës, ka kërkuar rishikimin e Rezolutës 1782 dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. /Teve1.info/