TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mehaj e njofton Escobarin për vendosjen e 48 bazave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Mehaj e njofton Escobarin për vendosjen e 48 bazave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se e ka informuar Escobarin edhe për politikat destabilizuese që po ndjek Serbia përmes informatave të pavërteta në bashkëpunim me Federatën Ruse si dhe presionin ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin që kemi me misionin e KFOR-it dhe NATO-s, e po ashtu e vura në dijeni për politikat destabilizuese të cilat po i ndjek pala serbe përmes shpërndarjes së informatave të pavërteta, bashkëpunimit me Federatën Ruse, dhe presionit të vazhdueshëm që ushtrojnë mbi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb, të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit”, shtoi ai.

Mehaj shtoi se i ka treguar Escobarit edhe për vendosjen e 48 bazave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën.

“Fatkeqësisht, të njejtën gjë nuk mund ta themi për palën serbe, të cilët vazhdojnë të mos vendosin sanksione për Federatën Ruse, ndonëse po shohin çdo ditë ashtu si e gjithë bota agresionin rus dhe krimin ndaj popullit ukrainas, duke dëshmuar kështu edhe njëherë më e pakta paaftësinë e tyre për t’u shkëputur nga politikat ruse, nëse jo dhe faktin që e kaluara e Ballkanit Perëndimor nuk ka shërbyer për ta për të nxjerrur mësim, për të kuptuar se rendi i ri në ballkan është i pandryshueshëm, andaj vendosja e 48 bazave ushtarake afër kufirit të Republikës së Kosovës nuk do e ndryshoj këtë fakt, përveçse shpërfaq hapur një  klasë politike të një mendësie të vjetër me pikëpamje shumë larg vlerave demokratike të Bashkimit Evropian, dhe edhe më larg qëllimit të NATO-s”, thuhet ndër tjerash në postim.

Tutje, ministri shtoi se rrugëtimi i Kosovës ka një destinacion final, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Megjithatë rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final, anëtarësimin në BE dhe në NATO, aty ku gjeografisht gjendemi, dhe parimisht ndajmë vlera të përbashkëta, një mision për të garantuar ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë”, shkroi ndër tjerash ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyseni thotë se punën e kryetarit mundesh me ushtru vetëm në objektin e komunës

Hyseni: Gjilani po përballet me probleme buxhetore si Prishtina, e kemi menaxhuar ndryshe

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Isufi: Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ish-opozita, VV nuk i siguron dot votat

Kurti: Ndërtimi i politikave që lehtësojnë jetën komuniteteve joshumicë, kanë qenë lart në prioritetet

Kurti: Helmimi i nxënësve, një prej krimeve më makabre të kryera nga Serbia

Kosova e BE zhvilluan takimin e shtatë të Nën-komitetit të MSA

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Shkencëtarët zbulojnë pesë epokat e trurit

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Broja beson në cilësinë e Dritës, synon fitoren

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Ramadani insiston se Drita është gati për Shkëndijën

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Emisioni “Ditari” 26.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën