Sipas PK-së, gjatë një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit H.A. janë gjetur armë të ndryshme.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën: një (1) Pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 12-GA, një (1) pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me njëqind e pesëdhjetë e gjashtë (156) fishekë të kalibrit 30-06, një (1) revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë (7) fishekë të kalibrit 9mm, një (1) revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me dyqind e tre (203) fishekë të kalibrit 22LR, një (1) revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me tetëdhjetë e një (81) fishekë të kalibrit 22Long cifle, 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Kanosje”. I njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë. /Teve1.info/