TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Kosova krah shteteve demokratike, duam të jemi pjesë e NATO-s

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Këto deklarata kryekuvendari i bëri në hapjen e punimeve të Seminari të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

Konjufca u shpreh se shqiptarët e Kosovën e dinë se në çfarë po kalon populli ukrainas pasi e kanë përjetuar në lëkurën e tyre pasi janë sulmuar nga Serbia para më shumë se dy dekadash. Ai tha se ka një mendësi të njëjtë të Putinit me Millosheviqin.

“Republika e Kosovës natyrshëm dhe fuqishëm është rreshtuar me botën demokratike. Ne si shtet jemi absolutisht të koordinuar me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Federatës Ruse. Ne kuptojmë nëpër çka po kalon populli i Ukrainës si askush tjetër meqë vetë ishim një popull që u sulmua në vendin e vetë nga Serbia e Millosheviqit në vitin 1998. Edhe Millosheviqi mendonte se Kosova nuk ishte djepi i popullit që jetonte këtu por thoshte se ishte zemra e Serbisë. Ai mendonte që Kosova dhe populli i saj nuk duhej të ekzistonin, njëjtë mendon edhe Putini për Ukrainën”, deklaroi Konjufca.

Konjufca u shpreh se Kosova do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që vendi të anëtarësohet në NATO si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në një ushtri moderne.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Veri-Atlantike. NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë. Duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë, shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditët e fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshëm që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n, aleancën më të fuqishme të shteteve demokratike”, tha Konjufca.

Ndryshe, në takimin treditor të këtij seminari do të diskutohet për sfidat dhe perspektivën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në një mjedis të ndryshueshëm të sigurisë evropiane, mbështetjen e NATO-s për paqen dhe stabilitetin në rajon, për qeverisjen dhe reformën e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e sigurisë në Kosovë./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Google nis zëvendësimin e Google Assistant me Gemini në Google TV Streamer

Google nis zëvendësimin e Google Assistant me Gemini në Google TV Streamer

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Parashikimi i motit për sot

Moti sot

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

Prokuroria ndalon përkohësisht numrimin e votave në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën