TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shatri: 700 milionë Euro qëndrojnë pa nevojë në Bankën Qendrore të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shatri: 700 milionë Euro qëndrojnë pa nevojë në Bankën Qendrore të Kosovës

Si pasojë e kësaj, Shatri ka thënë se 140 milionë euro të parasë publike kanë shkuar dëm, si shkak i inflacionit në Kosovë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Shatri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i dobët në menaxhimin e parasë publike.

Sipas Shatrit duhet një plan i qeverisë për një dinamikë më të shpejtë të zhvillimit ekonomik në mënyrë që vendi të dalë prej kësaj situate.

Duke folur për gjendjen në Kosovë, Shatri shton se ekonomia është duke u dëmtuar edhe në mënyrë të tërthortë, shkaku i ndërprerjes së shumë ndërmarrjeve.

“Dëmi që po i bëhet vendit, 200 milionë kanë dështuar në investime kapitale, duket që minimalisht këtë vit do të dështojnë me 500 milionë. Pra 700 milionë euro flenë në Bankën Qendrore në këto kushte e inflacionit që është 20 për qind. Pra 140 milionë euro të parasë publike kanë shkuar dëm, pra një menaxhim i dobët i parasë publike”, u shpreh Shatri.

Sipas tij dëm është shkaktuar edhe në mënyrë të tërthortë.

“Dëmi i tërthortë po ashtu i madh është se kompanitë që kanë pasur kontrata për të kryer punë, iu ka ndërprerë financimi, i kanë larguar punëtorët dhe tashmë ato ndërmarrje kanë humbje e gjithashtu edhe punëtorët që kanë mbetur pa paga, pra ka humbje edhe konsumi publik, pra njerëzit nuk kanë potencial të dalin në treg e të qarkullojnë”, u shpreh ai.

Ai dha kritika edhe në mënyrën se si po trajtohet Ligji i Pagave. Shatri konsideron se i njëjti ka nisur nga fillimi, për të cilën thotë se kanë pasur të gatshëm nga ish-qeveria Haradinaj.

“Pjesa e investimeve kapitale është një sektor tjetër, por pjesa e pagave në buxhetin e shtetit është pjesë në vete e që është kryesore e shpenzimeve buxhetore. Ligji i Pagave i cili ka qenë i përgatitur e i proceduar në mandatin paraprak e që për shkak të disa vërejtjeve formale që janë bërë, është pezulluar në disa pika e jo në tërësi. Pra kjo Qeveri ka mundur t’i adresojë ato vërejtje dhe të aplikoj ashtu siç i ka kërkuar Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Shatri./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Google nis zëvendësimin e Google Assistant me Gemini në Google TV Streamer

Google nis zëvendësimin e Google Assistant me Gemini në Google TV Streamer

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Sot mbahet Forumi “25 vjet kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Hill vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Parashikimi i motit për sot

Moti sot

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

Prokuroria ndalon përkohësisht numrimin e votave në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën