Përmes njoftimit, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së ka bërë të ditur se protesta do të mbahet para Drejtorisë së Shërbimi Spitalor Klinik Universitar.
Sipas njoftimit, kjo protestë do të mbahet për ta mbrojtur dinjitetin e punëtorëve por edhe kundër diskriminimit të tyre.
“Nesër nga ora 12:00, para Drejtorisë së SHSKUK-së, protestoni për t’a mbrojtur dinjitetin tuaj. Ju presim të gjithëve kolegë të nderuar. Shihemi nesër në protestëm madhështore, kundër diskriminimit dhe për trajtim të barabart”, thuhet në njoftim./teve1.info/