TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani në Samitin e Pragës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Osmani në Samitin e Pragës

Foto ilustruese

Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 17 vendeve jo-anëtare, do të takohen më 6 tetor në Pragë të Çekisë, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, që është propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në ftesën që Michel u dërgoi të 44 vendeve të kontinentit evropian, ka cekur edhe qëllimin e këtij takimi.

“Ambicia është të bashkojë liderët në baza të barabarta dhe të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, në mënyrë që, së bashku, të punojmë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës në tërësi”.

Në këtë takim Republika e Kosovës  do të përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Këtë gjë për tëvë1 e ka konfirmuar, Bekim Kupina, Këshilltar për Media i Presidentes.

E profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë se është detyrë e presidentes që ta përfaqësoi vendin në organizime të këtij formati.

“Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për takimin e parë inaugurues të kësaj ideje, natyrisht që vendi ynë duhet të përfaqësohet nga presidentja, e cila e ka detyrë kushtetuese përfaqësimin e vendit në marrëdhënie ndërkombëtare, për shkak se siç thash jam i bindur që platforma edhe për një kohë do të ngelet në nivelin e diskutimeve politike do të jetë thjeshtë e formatit përfaqësues dhe jo më tepër”, deklaroi Fetoshi.

Në agjendën që është publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian, thuhet se kjo platformë për koordinim politik nuk zëvendëson asnjë organizatë, strukturë apo proces ekzistues dhe nuk synon të krijojë të reja në këtë fazë. Përderisa thuhet se temat që do të diskutohen janë paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia dhe klima, si dhe migrimi dhe lëvizshmëria.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

Arabia Saudite rihap aeroportin kryesor pas sulmeve vdekjeprurëse

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

​23 persona të lënduar dje në protestë në Tiranë, i riu me dëmtime në sy i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Dy gra alivanosën në qendrën ku po votojnë serbët nga Kosova në Rashkë

Dy gra alivanosën në qendrën ku po votojnë serbët nga Kosova në Rashkë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën