TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MASHT merr vendim për zëvendësimin e orëve të humbura

by tëvë1
4 vjet ago
1
A A
Në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë mësimi po mbahet normalisht

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me vendimin e MASHT-it, do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.

Teksa ka bërë të ditur edhe datat kur pritet të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura.

“Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:

-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023”, ka shkruar ajo.

Nagavci gjithashtu ka thënë se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.

“Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;

-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023”, ka shkruar Nagavci.

Teksa ka thënë se Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara më UA-05/2022.

Ndërkaq Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022.

“Mësimdhënësit të cilët kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023. Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit. Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit”, ka thënë ajo tutje.

Kurse sa i përket zbatimit të Ligjit për Grevën, ajo tha se i është propozuar Ministrisë së Financave, të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e  pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë  vendimin e ri  për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë  punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që  të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor”, shkroi tutje ajo./teve1.info./


ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Kurti thotë se është në komunikim me liderët e opozitës për presidentin

Mitrovica kujton të zhdukurit gjatë luftës

Mitrovica kujton të zhdukurit gjatë luftës

Dele ka pak e kërkesat për kurbane janë rritur, AVUK thirrje për respektim të rregullave

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria

Bayern – Real, derbi i mbrëmjes së Championsit

Bayern – Real, derbi i mbrëmjes së Championsit

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Juventusi llogarit në Zhegrovën, nuk e largon në verë

Zhegrova dëshiron të mbetet te Juventusi

Vazhdojnë sulmet izraelite në Liban, 13 persona të vrarë

Vazhdojnë sulmet izraelite në Liban, 13 persona të vrarë

Digjet zhveshtorja e skuadrës së Shaqirit, klubi publikon pamjet

Digjet zhveshtorja e skuadrës së Shaqirit, klubi publikon pamjet

Firmoset kontrata, “Final4” i Kupës në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj

Firmoset kontrata, “Final4” i Kupës në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj

Ylli do gjysmëfinalen, Peja barazimin e serisë

Ylli do gjysmëfinalen, Peja barazimin e serisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën