Prindërit kanë njoftuar se do të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde në mënyrë që të ndihmojnë mësuesit financiarisht, shkruan teve1.info
“Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”, thuhet në njoftim.
Të hënën e 3 tetorit ka filluar viti i ri shkollor, pas një muaj grevë organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
Por, në të njëjtën ditë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se nuk do të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit që ishin në grevë. /Teve1.info/
https://teve1.info/lajmet/qeveria-thote-se-pagat-e-muajin-shtator-jane-ekzekutuar-per-zyrtaret-qe-kane-dale-ne-pune/