Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se në këtë takim u prezantuan dy studime të fizibilitetit në sektorin e shëndetësisë.
Ndër të tjera, kreu i Ekzekutivit foli edhe për miratimin e Udhëzimit Administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësor, që sipas tij do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e shëndetin e qytetarëve.
“Mirëpo, Kryeministri theksoi që Udhëzimi nuk mund të arrijë qëllimin e vet pa hapa konkretë, të shpejtë dhe të vazhdueshëm për të siguruar zbatimin e tij. Andaj, anëtarët e Komisionit janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja të nisin menjëherë hapat e nevojshëm për të planifikuar sjelljen e sa më shumë të mjekëve specialistë nga mërgata për dhënie të shërbimeve dhe ofrim të trajnimeve. Kryeministri nënvizoi se jetësimi i kësaj iniciative është çështje urgjente dhe se çdo ditë vonesë është kohë e humbur”, thuhet në komunikatë. /Zëri