Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke në Këshillin e Bashkimit Evropian.
“Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës. Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike”, thuhet ndër tjerash në postim./teve1.info/