Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve t këtij aksidenti”, deklaroi ajo.