TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa: Shoqëria civile është kastruar nga VV-ja, as tenxheret s’po i rrah më

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mustafa:  Nëse Asociacioni bëhet, ai bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013

Mbi 300 mijë nxënës të vendit kanë mbetur pa vijuar mësimet e rregullta, pikërisht për shkak të grevës në arsim ku kërkesa e Sindikatës së Bashkuar për Arsim në kuadër të mësimdhënësve është 100 euro shtesë deri në aprovimin e Ligjit për Pagat.

Pavarësisht këtyre grevave dhe bllokadave në administratë publike, Qeveria e Kosovës vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim që këto kërkesa janë të paarsyeshme dhe se nuk do të plotësohen.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e vendit, Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se gjendja në arsim, me mosgatishmërinë e Qeverisë për të gjetur zgjidhje për pagat e mësimdhënësve flet më së miri për nivelin e degradimit jo vetëm qeverisës e institucional, por edhe të degradimit shoqëror të vendit.

“Gjendja në arsim, me mosgatishmërinë e Qeverisë për të gjetur zgjidhje për pagat e mësimdhënësve flet më së miri për nivelin e degradimit jo vetëm qeverisës e institucional por edhe të degradimit shoqëror të vendit tonë. Të mbahen peng e tekeve të Qeverise dhe të shumicës së Kuvendit dhe të Presidencës së kapur nga Kurti mbi 300 mijë nxënës – fëmijët tanë e të mos ketë asnjë reflektim dhe asnjë reagim të mirëfilltë flet se këtij populli  i pëlqen qeveria që e dhunon, që e gënjen dhe që e manipulon. Flet se shoqëria civile është kastruar nga VV-ja, as tenxheret nuk po i rrahë, kurse opozita po e trajton këtë problem sa për sy e faqe”, tha Mustafa.

Sipas ish-liderit të LDK-së, Isa Mustafa, Qeveria edhe sikur të mos kishte para të mjaftueshme do të duhej të huazonte, në mënyrë që të fillojë mësimi.

“Jo se qeveria ka mjaftë para, edhe si rezultat i inflacionit shumë të  lartë, për t’iu përgjigjur kërkesave të mësimdhënësve por edhe sikur të mos kishte do duhej të huazonte për të filluar mësimin. Situata e krijuar, për fat të keq, flet se vendit po i mungon një demokraci elementare, etika qeverisëse dhe përgjegjësia e institucioneve ndaj qytetarëve.

Mustafa theksoi se zgjidhje ka, por se duhet  që përfaqësuesit e Qeverisë të mos shëtitën nëpër botë, derisa fëmijët bredhin rrugëve.

“Zgjidhje ka. Të ulen përfaqësuesit e Qeverisë ( të mos shëtitën nëpër botë kur fëmijët bredhin rrugëve) së bashku me përfaqësuesit e mësimdhënësve ( Sindikatat) dhe të mos ngriten nga tavolina pa filluar mësimi. Ose që ne prindërit e gjyshërit e fëmijëve, mbesave dhe nipave tonë, të vendosemi nëpër shkolla derisa të mos fillojë mësimi”, deklaroi ai.

Mustafa ka kujtuar edhe kohën e shkuar, kur gjatë okupimit serb institucionet e vendit kishin hapur shkollat në shtëpi private e ku kishin siguruar financa nga diaspora e qytetarët në Kosovë.

Ai tha se në kohën e shtetit të pavarur institucionet e kapura nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bllokuar zgjidhjen.

“Në kohën e okupimit serb, Institucionet tona i hapën shkollat në shtëpi private dhe siguruan  financimin nga diaspora e qytetarët në Kosovë. Në kohën e shtetit të pavarur institucionet e kapura nga VV kanë bllokuar zgjidhjen dhe askush nuk lëvizë për të filluar mësimi. Ky turp i yni është grusht i rëndë ndaj pavarësisë”, shtoi ai.

Duhet përkujtuar që derisa vendi po përballet me greva, rritje ekstreme të çmime, mosmiratim të Ligjit të Pagave, e ikje të shumta të mjekëve eQeveria e Kosovës vazhdon të mbajë të njëjtat qëndrime.

Madje së fundi është raportuar edhe për humbje të madhe të fondeve pensiononale të qytetarëve në kuadër të Trustit, e pavarësisht kësaj, partia drejtuese në vend vazhdon të kundërshtojë mundësinë e ndryshimit të Ligjit për tërheqjen e 30 përqind nga Trusti.

Derisa shumë lëvizje ka në kuadër të vendit, kryeministri i vendit, Albin Kurti, dje bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë udhëtuar për në Japoni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshje shiu përfshijnë vendin, në disa zona mund të ketë vërshime

Reshje shiu përfshijnë vendin, në disa zona mund të ketë vërshime

14-vjeçarja theret me thikë në një shkollë fillore të Prizrenit, 12-vjeçari shoqërohet nga policia

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi për Ramiz Lladrovcin: “I hëngri” fjalët e veta – fitoi përmes klientelizmit dhe shfrytëzimit të pushtetit

Ajazi i përgjigjet kritikave të Hoxhajt: Konventa ishte sipas statutit, koha ishte e njëjtë për të gjithë

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Matrix” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Emisioni “Info Nata” 17.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën