Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës, ku thuhet se takimi fillon nga ora 09:50.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos. Koha: 9:50. Vendi: Kabineti i kryetarit”, thuhet në njoftim.