Më 25 shtator të vitit 1998, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve serbe.
Por një ditë më vonë, më 26 shtator, në orët e mëngjesit, aty kishin depërtuar forcat serbe, ku kishin sulmuar fëmijë, gra e pleq.
Luljeta Deliu Elshani, e afërme e familjes, rrëfen përjetimet e saj pasi ka dëgjuar se çfarë kishte ndodhur.
Madje ajo tregon se edhe varrimin e viktimave e kanë bërë nën plumbat e serbëve.
E fqinji i kësaj familje, Afrim Hysenaj tregon se më e vogla e kësaj masakre ishte Diturija, gjashtë javëshe, e cila kishte mbijetuar 48 orë në vendin e ngjarjes.
Për këtë masakër të kryer nga forcat serbe, deri më tash askush nuk është vënë para drejtësisë.
Kronika e gazetares Valëza Sylejmani.