Greva në arsim e cila ka filluar që nga 25 gushti nuk është duke përfunduar meqë ende nuk ka marrëveshje mes institucioneve e grevistëve.
Të dy palët po komunikojnë në distancë.
Madje raportet ndërmjet udhëheqësve të Sindikatës së Bashkuar te Arsimit dhe kryeministrit Albin Kurti janë tensionuar javën që lamë pas.
Kurti në një paraqitje për media tha që e sindikalistët i takojnë PAN-it dhe se ata kanë “inat antiqeveritar”.
E kjo deklaratë sipas njohësit të arsimit, Islam Potera është fyerje për mësimdhënësit dhe bllokon dialogun për gjetjen e një zgjidhje.
Kurse drejtor i Instituti Ed-Guard, Rinor Qehaja pret që dialogu të vazhdoj e nxënësit të fillojnë sa më parë mësimin.
Sindikalistët e arsimit kanë theksuar që do vazhdojnë grevën deri në përmbushjen e kërkesave.
Kronika e gazetares Doresa Geci.