TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Minatori” do të jetë arena e Superkupës Mbarëkombëtare

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Minatori” do të jetë arena e Superkupës Mbarëkombëtare

“Minatori: do të jetë arena e turneut të Superkupës Mbarëkombëtare në Ligën Unike. Këtë të enjten është nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshja ndërmjet Ligës Unike dhe KB Trepçës për organizimin e Superkupës.

Kjo ngjarje do të mbahet më 5-6 tetor, ku do të marrin pjesë kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli, fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, kampionia e Shqipërisë, Teuta e Durrësit dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, Tirana.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar Elvira Dushku, anëtare e Bordit Drejtuesit të Ligës Unike dhe Përfaqësuesi i KB Trepçës, Edin Vërbiqi.

Dushku është shprehur se pret spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë në Mitrovicë.

“Në Superkupën Mbarëkombëtare marrin pjesë katër skuadra shumë të mira dhe presim spektakël të basketbollit për dy ditë me radhë, jo vetëm sa i përket ndeshjeve, por edhe organizimit. Besoj se do të jetë një organizim madhështor, që nuk e kemi parë deri më tani. Stafi i Ligës Unike dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës do të ndihmoj që ky event të kalojë në nivelin më të lartë dhe të jetë shembull për organizimet e ardhshme”, është shprehur Dushku për faqen zyrtare të Ligës Unike.

Në anën tjetër, Vërbiqi ka folur për organizimin që do të jetë në Mitrovicë.

“Për ne është krenari që Superkupa Mbarëkombëtare do të organizohet në qytetin tonë. Interesimi është shumë i madh, andaj presim që palestra të jetë e mbushur për dy ditë. Jemi të nderuar që organizojmë Superkupën, ku marrin pjesë fituesit e trofeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Do të mundohemi ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa detajet tjera do t’i shpalosim më vonë”, ka thënë përfaqësuesi i Trepçës.

Superkupën Mbarëkombëtare edicionin e kaluar e kishte fituar Golden Eagle Ylli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Bashkimi pëson humbje në Estoni

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Trepça me fitore tjetër evropiane, mposht Opavan

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Como fiton bindshëm ndaj Manchester Unitedit

Totaj falënderon Hamzën pas dorëheqjes: Kontributi i tij në PDK do të mbetet i rëndësishëm

Totaj falënderon Hamzën pas dorëheqjes: Kontributi i tij në PDK do të mbetet i rëndësishëm

​Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

​Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Gjykata Kushtetuese shënon 17-vjetorin e themelimit me konferencë ndërkombëtare

Gjykata Kushtetuese shënon 17-vjetorin e themelimit me konferencë ndërkombëtare

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mblidhet sot, këto janë pesë pikat që do të shqyrtojnë deputetët

Parashikimi i motit për të martën

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën