TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për pezullimin e dy zyrtarëve të SHKK-së: Të zbardhet secila rrethanë në rastin Dehari

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Po punojmë çdo ditë për arritjen e reformës në drejtësi

Albulena Haxhiu

Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur se rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është ndër më të rëndat në Kosovën e pasluftës.

Tutje, Haxhiu ka kërkuar nga institucionet që të zbardhin secilën rrethanë të këtij rasti.

“Menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e kemi dërguar tek institucionet dhe personat përgjegjës. Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës. Institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë”, thuhet në postim.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se ka pezulluar nga puna, Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht Udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Në njoftim thuhet se ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

“Komisisini Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i deryrës në funksionet të cilat i kanë, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  vendosë pezullimin e nëpunësve civil, për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren

Prishtina e mbuluar nga mbeturinat, Rama mbledh nesër kryetarët e komunave

Prishtina e mbuluar nga mbeturinat, Rama mbledh nesër kryetarët e komunave

Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, gjithçka tjetër është alibi

Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, gjithçka tjetër është alibi

Reçica: Albin Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin, Kuvendi të konstituohet

Reçica: Albin Kurti nuk mund t’ua marrë deputetëve mandatin, Kuvendi të konstituohet

Asllani pritet të kthehet te Interi

Kristjan Asllani huazohet tek Al Jazira

UEFA gjobit Zvezdën për thirrje anti-Kosovë

UEFA gjobit Zvezdën për thirrje anti-Kosovë

Izraeli dëbon përfaqësuesit holandezë nga Gaza

Izraeli dëbon përfaqësuesit holandezë nga Gaza

Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Dortmundi rikthen interesimin për Asllanin

Prishtina e mbuluar nga mbeturinat, Rama mbledh nesër kryetarët e komunave

Prishtina e mbuluar nga mbeturinat, Rama mbledh nesër kryetarët e komunave

Kosova humb nga Italia dhe eliminohet nga sporti i padelit

Kosova humb nga Italia dhe eliminohet nga sporti i padelit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën