Protesta organizohet për t’iu bërë thirrje institucioneve përkatëse që rastin ta trajtojnë me prioritet dhe në mënyrë profesionale që fajtori ta merr dënimin e merituar.
“Ky sistem e kjo mendësi të ndryshojë, që fëmijët tonë të ndihen të sigurt dhe jo të vetmuar. Të mos ndodhin më vetëvrasje dhe kërcënime tjera që çojnë në vetëvrasje, dhe të mos ndodhë edhe një humbje jete”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Betina Ymeri, 19 vjeçare, dyshohet se i dha fund jetës për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj L.SH. po ashtu 19 vjeç, i cili është arrestuar nga policia.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale shtytja në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë nga ana e hetuesve të Njësisë Hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit./EO/