Ambasadori britanik, Nicholas Abbott përmes një postimi në Facebook tha se është i nderuar nga ky veprim i presidentes.
Tutje, ai u shpreh mirënjohës ndaj Osmanit që ka gjetur kohën për të nënshkruar në këtë libër “në një kohë shumë të ngarkuar”.
“Shumë i nderuar që Vjosa Osmani nënshkroi sot pasdite librin e ngushëllimeve për Mbretëreshën e ndjerë. I jam shumë mirënjohës Presidentit që gjeti kohën për ta bërë këtë në një kohë shumë të ngarkuar”, thuhet ndër tjerash në postim./teve1.info/