Kjo u bë me kërkese të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Gjithashtu, Koordinator përgjegjës për të gjitha prokuroritë është caktuar një prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Qëllimi i caktimit të koordinatorëve është që këto raste të trajtohen me prioritet të shtuar gjatë punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe rrjedhimisht të koordinohet puna për trajtimin sa me efikas të këtyre rasteve në të gjitha fazat e procedurës penale”, thuhet në njoftim.