TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënimi me vdekje – avokatët me mendime të ndryshme, në ShBA 32 shtete e praktikojnë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Dënimi me vdekje – avokatët me mendime të ndryshme, në ShBA 32 shtete e praktikojnë

Ndonëse është e pamundur si proces, njohësit e sistemit të drejtësisë kanë mendime të ndryshme nëse dënimi me vdekje duhet të rikthehet apo jo.

Dënimi më i lartë në Kosovë, është ai me burgim të përjetshëm, ndonëse ndodh që palët e dëmtuara shpesh shprehen të pakënaqura.

Avokati Tomë Gashi, konsideron se dënimi me vdekje është duhet të rikthehet për rastet e rënda, siç janë vrasjet e rënda e përdhunimet.

Ai përmend edhe shtetet në Amerikë që e praktikojnë dënim të tillë.

“Kemi pasur dënime maksimale deri në 40 vjet. Me ndryshimet ligjore të kodit penal të Kosovës të vitit 2013, është paraparë edhe dënimi me burgim të përjetshëm, por ne nuk kemi dënim me vdekje. Në 32 shtete të Amerikës e kanë dënimin me vdekje. Shtetet e Bashkimit Evropian nuk e kanë dënimin me vdekje”.

“Nëse flas si qytetar i Kosovës, për rastet e krimeve të rënda që vijnë vrasjet, dhunimet dhe çështje të tjera të rënda, unë jam për dënimin me vdekje, dhe besoj që asnjë dënim për vrasjet e rënda, nuk mund të jetë adekuat dhe nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit nëse nuk ekziston së paku një dënim së paku si frikësim apo kërcënim që një person që kryen vrasje apo vepra të rënda penale, të mendojë dy herë sepse mund të jetë veprimi i fundit i tij, nëse në procedurat e rregullta gjyqësore i shqiptohet dënimi me vdekje”, u shpreh Gashi.

Duke folur për këtë proces, Gashi thotë se dënimin me vdekje mund ta rikthejë vetëm Kuvendi i Kosovës.

“I vetmi institucion që mundet me rikthyer dënimin me vdekje, është Kuvendi i Kosovës, nëse paraqitet kërkesë për ndryshimin e kodit penal sa i përket dënimit adekuat. Ne kemi pas raste të trishtueshme që kanë ndodhur në Kosovë pas luftës, kur ka pasur vrasje tejet të rënda që e kanë shokuar opinionin dhe vetëm në disa raste janë shqiptuar dënime me burgim të përjetshëm dhe një pjesë e atyre dënimeve janë modifikuar. Mendoj që së paku së kërcënim do duhej që për rastet më të rënda të kemi mundësinë e shqiptimit edhe të dënimit me vdekje”, u shpreh ai për EO.

Por ndryshe nga Gashi mendon avokati tjetër, Arbër Jashari. Ai për Ekonomia Online, e quan proces të vdekur në kuptimin e ligjit.

“Praktikisht është e pamundshme që të kthehet. Dënimi me vdekje, mendoj që është i vdekur në kuptimin e ligjit. Nuk ka asnjë shans që të kthehet. Kushtetuta e Kosovës, neni 25 e ndalon decitivisht, po ashtu edhe protokolli i gjashtë i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut e ndalon, dhe Kosova është vend që aspiron që të integrohet në Evropë që ka legjislacion modern, dhe pikërisht ky legjislacion nuk parasheh dënime të tilla të cilat janë të tejkaluara dhe që nuk mund të kthehen defacto, përderisa ekzistojnë këto rrethana dhe këto kushte”, thotë Jashari.

Që nga vitit 1999, dënimi me vdekje është larguar nga koha e UNMIK-ut, që në krye të këtij institucioni ishte Bernard Kouchner.

I njëjti dënim, thotë Jashari është zëvendësuar me burgim të përjetshëm.

“Dënimi me vdekje është suprimuar nga ana e administratorit Bernard Kouchner në vitin 1999, pastaj legjislacioni penal që është miratuar, nuk e ka paraparë si dënim, mirëpo e ka paraparë dënim me burgim afatgjatë deri në 40 vjet, pastaj dënimi me burgim afatgjatë është zëvendësuar me dënim të përjetshëm. Tani për tani, dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi më i lartë që mund t’i shqiptohet një kryerësi në dy rrethana veçanërisht rënduese dhe kur vepra penale ka rezultuar me pasoja shumë të rënda”, u shpreh ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ndodhi plagosja në Podujevë, ku u përfshinë dajë e nip – detaje

Njëri nga të plagosurit në mjekim intensivë, bastisen pronat e të dyshuarve për rastin e Podujevës

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

Haxhiu vizitoi AKI-në, vlerësoi profesionalizmin e zyrtarëve të Agjencisë

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

12 vite burgim për Bajroviqin për krime lufte – Dëshmitari: Ende sot plagët më kullojnë gjak

Haxhiu vlerëson profesionalizmin dhe përkushtimin e AKI-së

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Granit Xhaka e refuzon ofertën e Chelseas

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Gjermania thërret ambasadorin kinez për raportimet mbi trajnim ushtarak të trupave ruse

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën