Kurti ka ftuar Hykollin që të marrë pjesë në konsultime publike për Projektligjin për Pagat e Sektorit Publik që do të mbahen gjatë javës, shkruan teve1.info
Kreu i Ekzekutivit ka theksuar se Qeveria ka treguar gatishmëri për të adresuar kërkesat e sindikalistëve.
“Më tej ai tha se Qeveria që drejtohet nga ai ka treguar gatishmëri për të adresuar kërkesa sindikale që trajtojnë në mënyrë sistematike problemet e punëtorëve të sektorit publik. Si dëshmi mori vendimet e MAShTI-t për të ndarë 1.7 milionë euro për 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore, për buxhet shtesë për mësimdhënësit që kualifikohen si tepricë ashtu që mos të mbesin pa punë, trajtimin e barabartë të mësuesve klasorë dhe lëndorë në arsimin e mesëm të ulët, eliminimin e padrejtësive ndërmjet të gjitha kategorive të punëtorëve të arsimit dhe renditjen e mësimdhënësve me koeficientin më të lartë ndonjëherë sipas projektligjit të ri”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/