Përmes një postimi në Facebook, Mehaj tha se ushtarakë të FSK-së e kanë përfunduar kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit, bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Ioëa-s.
Ai për këtë mundësi ka falënderuar Gardën Kombëtare të Ioëa-s si dhe partnerët.
“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit. Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake. Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Ioëa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”, ka shkruar Mehaj. /teve1.info/