Sikurse Shqipëria edhe Kosova po përballet me sulme kibernetike.
Për këto sulme nga jashtë ka njoftuar Qeveria e Kosovës, përmes zëdhënësit të saj Përparim Kryeziu.
Sipas tyre, disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, por që mungojnë informacione shtesë.
Ekspertë të kibernetikës thonë se situata është shqetësuese, prandaj duhen mekanizma mbrojtës nga Qeveria për t’i bërë ballë këtyre sulmeve.
E në këto raste mund të rrezikohet edhe siguria kombëtare, në rast se mungon vigjilenca nga institucionet e vendit.
Kosova edhe më herët ka qenë cak i sulmeve kibernetike, ku dy dikastere shumë të rëndësishme si Ministra e Jashtme dhe ajo e Brendshme janë përballur me probleme të tilla.
Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakçori.







