Kjo parti do të ketë dy kryetarë, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin.
Deputetja dhe anëtarja e kësaj partie Jeta Statovci, ka thënë se Kuvendi ishte madhështor.
“ Nga sot e tutje, Partia Guxo me tandemin kryesues Donika Gervalla dhe Faton Peci. Kuvend themelues i përmasave madhështore, idealistë të shumtë, entuziazëm i madh. Bashkë vazhdojmë”, ka shkruar ajo.
Në ditën e mbajtjes së këtij Kuvendi kësaj partie i është larguar deputetja Doarsa Kica- Xhelili.
Ajo pritet të kalojë në LDK./teve1.info/