Kështu u tha ndër të tjera në letrën që kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i dërguan Albin Kurtit e Alkesandër Vuciqit.
E për këtë njohësi i çështjeve politike Agron Hoti thotë se ndër vendimet më të vështira që kërkohet nga Kosova është krijimi i asociacionit.
“Letra e Macronit dhe Shcolzit i kërkon Kosovës që t’i përmbush obligimet e saj ndërkombëtare që i ka nënshkruan me marrëveshjet me Serbinë … Unë mendoi që asociacioni është çështja kryesore ku i kërkohet Kosovës që të përmbush nënshkrimin e saj që e ka ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe Kosova duhet të lëvizë në këtë drejtim”, thotë Hoti.
Ndërsa Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta krijoi asociacion, por që duhet ta lidh me marrëveshjen përfundimtare.
“Unë besoj që në rrethanat në të cilat sot gjendet Republika e Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi, unë po besoj që do të ishte e rrugës që kryeministri Kurti krahas hartimit të statutit për asociacionin të kërkonte që ky statut, pranimi i tij të ndërlidhej drejtpërdrejtë me një marrëveshje finale ku siç e tha edhe kryeministri Kurti në një deklarim të tij dje, të përcillet me një njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Miftaraj.
Së fundmi i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se asociacioni, nuk duhet të krijoj shtet brenda shtetit.
Kronika e realizuar nga Valmir Gallopeni