Në një konferencë për media, Osmani tha se Kosova është në krah të Shqipërisë për bashkëpunim të plotë, përcjell teve1.info
“Ne përkrahim plotësisht vendimet e ndërmarra nga Republika e Shqipërisë, jemi në krah të Shqipërisë për bashkëpunim të plotë që edhe si dy shtetet bashkërisht t’i kundërvihemi sulmeve të tilla. I përkrahim edhe masat që ka ndërmarrë Shqipëria përballë diplomatëve iranianë”, theksoi ajo.
Shqipëria ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Iranit, pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare pak javë më parë. /Teve1.info/