Në një konferencë për media, Osmani i kërkoi presidentit slloven një shtytje të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan teve1.info
“Gjersa po ia afrohemi finalizimit të procesit të gjatë e të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën, dua të ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të ju kërkoj edhe njëherë që të jepni një shtytje të fundit këtij procesi në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të vizitojnë vendin tuaj, por edhe gjithë Evropën njësoj sikurse edhe evropianët e tjerë”, u shpreh Osmani.
Presidentja Osmani foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi, me ç’rast potencoi se njohja reciproke është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. /Teve1.info/