TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në 32-vjetorin e Deklaratës së Kushtetutës: Na shërben edhe sot për përmbajtjen e saj profesionale

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se në dukje të përgjithshme ajo ishte një ditë e zakonshme.

“Në dukje të përgjithshme ajo ditë ishte e zakonshme: e premte, 7 shtator 1990. Organet e sigurimit të Serbisë që zbatonin politikat shtypëse të Beogradit mbi Kosovë, ishin të përqendruara në Prishtinë, aty ku ishte suprimuar autonomia e Kosovës më 23 mars 1989, ku brenda dy muajsh ishin mbyllur Radio Televizioni i Prishtinës më 5 korrik dhe gazeta “Rilindja” më 5 shtator 1990. Ata nuk e dinin që pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, një grup juristësh ekspertë të së drejtës kushtetuese, ishin mbledhur për të hartuar një kushtetutë për Kosovën”, shkroi ndër tjerash ai.

Tutje, Kurti tregoi se gjithçka u bë në fshehtësi dhe konspiracion të plotë.

“Në rend të ditës, ata kishin 10 pika: 1. Shqyrtimi i Propozimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim; 2. Shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës; 3. Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për miratim; 4. Shpallja e Ligjit Kushtetues për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës; 5. Marrja e Vendimit mbi vazhdimin e punës së Kuvendit të Kosovës, Këshillit Ekzekutiv dhe organeve të tanishme të administratës, deri në zgjedhjen dhe konstituimin e Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës; 6. Shqyrtimi i propozimit të Ligjit mbi bashkimin e qytetarëve në parti politike, shoqata dhe forma të tjera të bashkimit, për ta miratuar; 7. Shqyrtimi i Propozimit të Ligjit mbi zgjedhjet, për miratim; 8. Dhënia e pëlqimit për amendamentet kushtetuese për Kushtetutën e RSFJ-së, në bazë të propozimit të KEF-it; 9. Shpallja e zgjedhjeve, dhe 10. Aprovimi i Rezolutës për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, thuhet ndër tjerash në postim.

Ndërkaq, 32 vite pas Kurti thotë se ajo ende mund të “na shërbejë për përmbajtjen e saj aq profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë.

“Sot bëhen 32 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila sa herë që i rikthehemi si tekst, shohim që përveçse si një dokument me vlera historike, mund të na shërbejë edhe për përmbajtjen e saj aq profesionale, politikisht vizionare dhe historikisht të drejtë. Atë kohë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës që u shpall në Kaçanik u shtyp në rreth 500 kopje, disa prej të cilave, sikur kjo kopje këtu, fatmirësisht kanë mbijetuar deri sot, për t’u arkivuar dhe dëshmuar nga historia. Mbase është koha që të nisim e të mendojmë për ribotimin e saj si dokument historik, në edicione shkencore të shoqëruara me studime përkatëse”, thuhet ndër tjerash në postim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

Përfundon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Konjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërheqin kandidaturat për president

Konjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërheqin kandidaturat për president

Pacolli nënshkruan dy vendime për mbrojtjen e resurseve natyrore

Pacolli nënshkruan dy vendime për mbrojtjen e resurseve natyrore

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria mban mbledhje, këto janë tri vendimet që u morën

Sekretari i Shtetit i SHBA-së thotë se Irani është “serioz” për të arritur një marrëveshje

Sekretari i Shtetit i SHBA-së thotë se Irani është “serioz” për të arritur një marrëveshje

Rexhepi u bën thirrje deputetëve: T’i dërgojmë mesazh rajonit se Kosova është shtet që di t’i kalojë dallimet politike

Rexhepi u bën thirrje deputetëve: T’i dërgojmë mesazh rajonit se Kosova është shtet që di t’i kalojë dallimet politike

Konjufca: Opozita po synon rrëzimin e Qeverisë përmes postit të Presidentit

Konjufca: Opozita po synon rrëzimin e Qeverisë përmes postit të Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën