TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IS merr përgjegjësinë për sulmin jashtë Ambasadës ruse në Kabul

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
IS merr përgjegjësinë për sulmin jashtë Ambasadës ruse në Kabul

Një militant i IS-it “ka hedhur veten në erë, në një ngjarje ku kanë marrë pjesë punëtorët rusë” afër Ambasadës në kryeqytetin afgan, ka thënë grupi ekstremist përmes një deklarate të publikuar më 5 shtator në Telegram.

Katër afganë janë vrarë po ashtu në këtë sulm, dhe 10 të tjerë janë plagosur, ka thënë zëdhënësi i policisë në Kabul, Khalid Zadran.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate se sulmi ka ndodhur në orët e paradites në Kabul, afër Ambasadës ruse.

Në deklaratë nuk janë ofruar hollësi për viktimat, mirëpo mediat ruse kanë raportuar se një diplomat dhe një zyrtar i sigurisë janë plagosur.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka konsideruar incidentin si “akt terrorist”.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, ai e ka përshkruar sulmin si “absolutisht të papranueshëm”.

Hetimet për këtë rast është thënë se janë duke vazhduar.

Rusia është një prej vendeve të pakta që ka të hapur Ambasadën në Kabul, prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit të kaluar.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, nuk e njohin udhëheqësinë e talibanëve në Afganistan.

Militantët talibanë kanë marrë pushtetin pas largimit të koalicionit ndërkombëtar – të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – prej Afganistanit dhe shpërbërjes së qeverisë parapake. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Merz e quan “katastrofë” rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, por zotohet të qëndrojë në detyrë

Merz e quan “katastrofë” rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, por zotohet të qëndrojë në detyrë

Shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake pranë Alepos, katër të plagosur

Shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake pranë Alepos, katër të plagosur

Ushtria iraniane thotë se SHBA-të po përgatiten të rifillojnë sulmet ajrore

Ushtria iraniane thotë se SHBA-të po përgatiten të rifillojnë sulmet ajrore

Sulmet përshkallëzohen në të gjithë Gazën, tre palestinezë vriten nga të shtënat e ushtrisë izraelite

Sulmet përshkallëzohen në të gjithë Gazën, tre palestinezë vriten nga të shtënat e ushtrisë izraelite

Merz e quan “katastrofë” rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, por zotohet të qëndrojë në detyrë

Merz e quan “katastrofë” rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, por zotohet të qëndrojë në detyrë

PDK publikon memorandumin shpjegues për ndryshimin e ligjit për Dhomat Specializuara

PDK publikon memorandumin shpjegues për ndryshimin e ligjit për Dhomat Specializuara

Donjeta Sadiku fiton bindshëm ndaj boksieres ruse në Kampionatin Evropian të boksit

Donjeta Sadiku fiton bindshëm ndaj boksieres ruse në Kampionatin Evropian të boksit

Ramadani e Manaj flasin në prag të grumbullimit

Ramadani e Manaj flasin në prag të grumbullimit

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Gjykata e dënon me 9 vjet burg personin për vrajsen e rëndë në Prizren

Gjykata e dënon me 9 vjet burg personin për vrajsen e rëndë në Prizren

Basketboll, Superkupa luhet më 29 shtator

Basketboll, Superkupa luhet më 29 shtator

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën