Ai thotë se kjo u bë për shkak të inateve ndaj tij, dhe lidhjeve që ka ministri Liburn Aliu me ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani.
“Ajo çfarë ka ndodhur e paprecedent. Takimet kanë filluar në Bujanoc dhe kanë përfunduar aty dhe Lugina e Preshevës është injoruar. Dhe një takim të përbashkët unë e kamë bojkotuar në shenjë proteste. Arsyeja ndërlidhet me ngjarjet e këtij viti që kanë qenë në Preshevë dhe raportet me Liburn Aliun dhe ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinanin”, ka thënë Arifi në emisionin “Info-Nata”.
Ai ka thënë se zyrtarët e VV-së duhet të bëjnë dallimin ndërmjet Shqiprim Arifit si qytetar dhe ati si kryetar komune dhe mos të injorohet pasi Presheva është qendra e Luginës.