Në një konferencë për media, ai bëri të ditur se pas kësaj date, serbët e Kosovës nuk mund të lëvizin me targat ilegale.
“Më pas më këtë merren organet e Kosovës dhe asnjë veturë nuk do të mund të qarkullojë, as në rrugë, as nuk mund t’i shfrytëzojë pikëkalimet kufitare”, deklaroi Sveçla.
Madje, ai ka komentuar edhe deklaratat e president serb, Aleksandar Vuçiq i cili sipas tij, ka tentuar t’i frikësojë serbët.
Përmes konferencës, ministri i tha Vuçiqit se ky është një proces i pandalshëm pavarësisht kërcënimeve të tyre.