Për këtë vit shkollor, Qeveria ka ndarë mjete për blerjen e librave prej klasës së parë deri në të tetën për nxënësit në Luginë të Preshevës.
Gjatë ditës së hënë, Bislimi bashkë me Nagavcin e kanë vizituar edhe deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.
Po ashtu, delegacioni nga Kosova, ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e Këshilli Kombëtar Shqiptar në Bujanoc.
Aty Bislimi ka thënë se përveç fondit dy milionësh të ndarë për Luginën, do të ketë edhe ndihma të tjera.