Zëdhënësi i policisë së Berlinit Stefan Petersen, tha se krimi ndodhi në katin e nëntë të një apartamenti, shkruan Berliner Zeitung.
Ai theksoi se në momentin kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kosovari e kishte goditur për vdekje ukrainasen dhe se ajo vdiq në vendin e ngjarjes.
Kosovari më pas u qëllua për vdekje nga organet e rendit.
Sipas dëshmitarëve burri dhe gruaja ishin fjalosur para ngjarjes.
Bëhet e ditur se gruaja nga Ukraina kishte 27 vjet, teksa ende nuk dihet relacioni mes ukrainases dhe kosovarit.