E bashkë me pagat ata pritnin edhe shtesat që ua premtoi qeveria.
“Ne këtë muaj kemi prit shtesa për 5 muajt e vitit 2022, sepse na paguhen shtesat 1 herë apo 2 në vit. Situata ka qenë jo e mirë, jemi përball me diçka që nuk duhet me u përball. Realisht është dita e dytë e muajit shtator dhe neve ende nuk na është ekzekutua paga e muajit gusht”, tha zjarrfikësi Muhamet Reqani.
Kurse, Muharrem Beka shef i zjarrfikësve, shpreh se kjo situatë e tanishme është e padrejtë për zjarrfikësit të cilët ishin në orare të punës.
“Çështja aktuale tani e grevave dhe e ligjit të pagave, edhe ne i përkrahim kërkesën e grevistëve se deri të hynë ligji në fuqi të kompensohemi me shtesa sado simbolike 100 euro për shkak të inflacionit. Zjarrfikësit nuk janë kompensu kemi kërku sqarime dhe n thanë nga kabineti e së shpejti do të na jepin një informatë. Nuk po them se është e qëllimshme sepse ka ndodh në të gjitha komunat mirëpo zjarrfikësit janë dëmtu, me padurim e kanë prit 1 shtatorin kemi prit se do të I marrim mjetet shtesë për kompensim të cilat na i ka premtu qeveria, pakënaqësi ka vazhdimisht po thërrasin zjarrfikësit pse ka ndodh, është e padrejtë kur ne nuk jemi kanë në grevë dhe jemi mbetë pa paga”, tha ai.
Pavarësisht pakënaqësive me pagat dhe kushtet e punës, Brigada e Zjarrfikësve të Kosovës, nuk iu bashkëngjit grevës, kjo pasi ua ndalo ligji.
Kronika e gazetares Lendrina Kodrolli.