TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë masive në Prishtinë, kërkohet drejtësi për 11-vjeçaren

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Protestë masive në Prishtinë, kërkohet drejtësi për 11-vjeçaren

Gra, burra e fëmijë marshuan me orë të tëra drejt institucioneve të Kosovës.

Nën thirrjet “5 djem, 7 orë, çika 11 vjet”, “Boll ma”, “Pedofilët në burg”, “Duan vepra jo statuse”, “Çika e gra, jemi bashkë krahë për krahë“, “Nuk ka dështuar nëna, ka dështuar shteti”, protestuesit kërkuan reagim dhe mbrojtje e siguri për gratë dhe vajzat në Kosovë.

E aktivistja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Trina Binaku tha se dhunimi i 11-vjeçares është alarm për të gjithë e sidomos për shtetin derisa theksoi se po vazhdon të jetë në anën e dhunuesve

“Rasti i përdhunimit të vajzës së mitur është alarm për të gjithë ne e pikë së pari edhe për shtetin i cili edhe sot vazhdon të jetë në anën e dhunuesve. Është pikërisht ky sistem patriarkal me të gjitha patericat dhe ai i cili është duke prodhuar vazhdimisht përdhunues… Në këtë shtet vajzat e vogla abuzohen në shtëpi, shkolla, rrugë e sheshe e paqe institucione publike e private për ta shpesh ka vetmi dhunohen për së dyti kur atyre nuk iu beson shteti i cili përveç që nuk iu beson i lë prapë në duart e dhunuesve. Durimit tonë paqësor po i vjen fundi ‘Boll më’, ‘Nuk ka protesta paqësore më’”, tha ajo.

Kurse Yllka Zuka kërkoi që të edukohen më shumë fëmijët në mënyrë që të lëvizin lirshëm dhe pa frikë.

“Jena dal në protest si femra që jemi dojmë mbrojtje prej shtetit, prindërit të i edukojnë fëmijët, të mos frikësohemi për asgjë. Duhet të dënohet por nuk ka gjykatë, nuk jepet paraburgimi me 1 muaj por duhet të i rjepësh, 5 përsona me një fëmijë nuk e di kjo është marri dhe dojmë drejtësi. Mëimi po fillon dhe nuk jemi nëgjendje me i dërgu fëmijët në shkollë, jam nënë e një fëmije e një djali prandaj ju lutem prind edukoni fëmijët e juj dhe mos i merrni në qafë”, tha Zuka.

Protestuesja, Arjeta Krasniqi e cila ishte pjesë e protestës shpreh se nuk do largohet nga protesta deri sa të shohin që po merren parasysh kërkesat e tyre.

“ Situata siq po shihet është tej mase e rënduar, zakonisht nuk kemi has në raste të tilla përveq rastit të Marigona Osmanit e cila tashm është e ndjerë. Ky rast është i rëndë për secilën femër, grua, këtu jemi së bashku me protestuesit dhe nuk e kemi ndërmend me u largu derisa t’a shohin edhe qeveria, meshkujt se me femra nuk ka lojë, por nuk e di nëse do të denohën ashtu siq e meritojnë”, tha Krasniqi.

E një qytetar tjetër dha një propozim për kryerësin e krimeve.

“Unë jam që njerëzit të mos dënohen por të qelin qendra për rehabilitim, dhe që edukata pozitive në shkollë me fillu, sepse fajtorë janë të dy palët”, tha protestuesi Fatmir Muqolli.

Protestuesit u ndalën së pari tek ministria e drejtësisë, për të vazhduar më tej, tek Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor e Zyra e Kryeprokurit të shtetit.

Tek dyert e insiutcioeneve protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe.

Si destinacion të fundit e patën objektin e qeverisë. Ku para shkallëve të ekzkeukutivit qëndruan për orë të tëra duke kërkuar drejtësi për gratë.

Protesta që kërkojnë drejtësi, mbrojtje dhe siguri për gratë pas dhunimit të 11-vjeçares gjatë ditës së sotme u mbajtën edhe në Tiranë dhe në Shkup.

Kronika e gazetares Lendrina Kodrolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj edhe pasi humbi “betejën” në parti thotë se do të angazhohet për largimin e Qeverisë Kurti

Hoxhaj edhe pasi humbi “betejën” në parti thotë se do të angazhohet për largimin e Qeverisë Kurti

Krasniqi i reagon Hoxhajt: Konventa garë e pashembullt e demokracisë

Krasniqi i reagon Hoxhajt: Konventa garë e pashembullt e demokracisë

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Hoxhaj s’e vlerëson demokratike Konventën e PDK-së

Hoxhaj s’e vlerëson demokratike Konventën e PDK-së

Ushtria izraelite injoron afatin e tërheqjes, vret 22 libanezë

Dron izraelitë mbi kryeqytetin libanez, hedhin bomba zanore pavarësisht armëpushimit

Hoxhaj edhe pasi humbi “betejën” në parti thotë se do të angazhohet për largimin e Qeverisë Kurti

Hoxhaj edhe pasi humbi “betejën” në parti thotë se do të angazhohet për largimin e Qeverisë Kurti

Forcat izraelite bastisin një fshat në Sirinë jugore

Forcat izraelite bastisin një fshat në Siri duke shkelur sovranitetin e vendit

Krasniqi i reagon Hoxhajt: Konventa garë e pashembullt e demokracisë

Krasniqi i reagon Hoxhajt: Konventa garë e pashembullt e demokracisë

“Ditari” 17.11.2025

“Ditari” 17.11.2025

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Hoxhaj s’e vlerëson demokratike Konventën e PDK-së

Hoxhaj s’e vlerëson demokratike Konventën e PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën