Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Sipas PK-së, i dyshuari është i përfshirë në rastin “dhunim”.
“Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin ‘dhunim’ të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë. /teve1.info/