Përmes një postimi në Facebook, Haradinajka shkruar se bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre deri të vendoset drejtësia, shkruan teve1.info.
”Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre, si sot, kur bota kujton personat e zhdukur, ashtu edhe çdo ditë e gjithmonë, derisa të vendoset drejtësia. Ata mbesin plagë e hapur e shoqërisë sonë, i rrëmbyen vetëm pse deshën të jetojnë të lirë në dheun e të parëve. Kosova nuk harron”, ka shkruar i pari i AAK-së.