Sipas saj, pikënisja e kësaj marrëveshje është e vitit 2011, e cila ishte nënshkruar nga ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri.
Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se letërnjoftimet serbe janë legalizuar, të cilat kishin qenë ilegale më herët.
“Nga ajo që po dëgjojmë në media, dhe siç e dimë fatkeqësisht nga burimet nga Serbia, i vetmi dallim është se atyre dokumenteve i është hequr letra shtesë, që thotë që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, Vuçiqi po thotë se përsëri letërnjoftimet e serbëve që jetojnë në veri, do të jenë legal brenda Kosovës. Deri tash janë konsideruar si ilegal, me këtë reciprocitetin e Kurtit, ndërsa tash konsiderohen si legal. Pra, është e çuditshme dhe seriozisht kemi nevojë me e pa cilat janë konsekuencat e sakta të kësaj marrëveshje”, thotë ajo.
Pas kësaj marrëveshje, Rrusta thotë se i vije radha themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se nuk prodhon njohje reciproke. Sipas saj, problemi do të shtyhet me vite.
“Ka dallime nga marrëveshja e vitit 2011, por pikënisje ka atë marrëveshje. Mbase ka dallime te këto letrat qe po i shesin si sukses. Por, pikënisje e këtij dialogu janë marrëveshjet e Edita Tahirit. Pikënisje e këtij dialogu janë margjinat në të cilat ka qenë saktësisht dialogu i kaluar. Edhe Escobar, edhe Lajcak pas kësaj marrëveshje kanë thënë se tash është çështje asociacioni. Ne jemi fuqishëm kundër asociacionit. Kjo nuk e bjen asnjë situate që Kosova të mbërrijë raporte të paqes me Serbinë, nuk e bjen një marrëveshje të përhershme, vetëm e shtynë për 5-10 vjet problemin. E problemet e mbetura bëhen më problem se në fillimet e veta”, u shpreh ajo.
Sipas Rrustës, shefi i Qeverisë është i gatshëm që ta bëjë asociacionin me shumicë serbe, për të cilën thotë është vazhdimësi e qeverive të kaluara.
Ajo ka përmendur edhe veprimet për të cilat e Kurtit para se të vinte në pushtet.
“Kurti deklarativisht nuk e pranon, por me veprimet e tij, krejt çka ka deklaruar, ka dalluar në veprime. Ka thënë se nuk do t’i zbatojë marrëveshjet, para se te vinte në pushtet, tash po i zbaton. Ka thënë se do të rikonfigurohet dialogu, nuk është rikonfiguru. Ka thënë se nuk do të jetë prioritet dialogu, tash u bë prioritet dialogu. Tash po thotë se nuk do të ketë asociacion… Ku t’i besojmë. Fatkeqësisht Kurti po ndërron në pikat ku nuk do të duhej të ndërronte, e s’po ndërron ne pikat ku do të duhej të ndërronte. Është mirë që nga nje lider autoritar të bëhet demokratik. Qëndrimet atëherë kanë qenë të drejta, e tash po i devijon si vazhdimësi e qeverive të kaluara”.
“Marrëveshje përfundimtare, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është vështirë të ketë me këtë qasje, për shkak se nëse je duke negociuar brenda asociacionit të komunave me shumicë serbe, si projekt politik për zgjidhje. Asnjë ndarje etnike nuk mundet me qenë destinacion i fundit, mundet me qenë stacion. Për këtë e shohim si një marrëveshje të përkohshme, e jo të përhershme, për shkak se asnjë ndarje etnike politike nuk mundet të përjetësohet. Ajo përjetëson vetëm konflikt”, tha ajo./EO