Sipas njoftimit të PK-së, një femër ka raportuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe me pas e kanë sulmuar seksualisht.
Nga Policia kanë bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /teve1.info/