Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti, përcjell teve1.info
“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka falënderuar për angazhimin dhe kontributin përfaqësuesin e lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të dërguarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për dokumente. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës. /Teve1.info/