TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gastronomët me vështirësi përballojnë reduktimet e energjisë elektrike, flasin nga KEDS-i

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gastronomët me vështirësi përballojnë reduktimet e energjisë elektrike, flasin nga KEDS-i

Fotografi ilustruese

Vranica në një intervistë për KosovaPress, thotë se shumica e lokaleve nuk kanë as gjeneratorë. Sipas tij, kriza veç sa ka filluar dhe në bazë të parashikimeve, do të ketë një krizë energjetike shumë më të madhe se tani.

“Prandaj, duke marrë parasysh edhe faktin që energjia elektrike është një gjë e domosdoshme për të operuar si biznes, atëherë shumica e bizneseve i referohen këtij fakti, shumica e bizneseve janë të papërgatitura për gjendjen e tillë të cilën po kalon, sepse ka një numër të madh të bizneseve nuk kanë gjeneratorë. Po ashtu, ka një numër të madh të tyre që edhe nëse kanë gjeneratorë, ato duhet t’i mbulojnë deri në një pikë, sepse shpenzojnë me kohë të mundshme. Prandaj kriza me energjinë elektrike veç sa ka filluar dhe epilogu nuk dihet se si do të jetë por në bazë të parashikimeve, do të ketë një krizë energjetike shumë më të madhe sesa tani”, theksoi Vranica.

Ai thotë se me ndaljen e energjisë elektrike, përveç dëmtimit të mallit në lokale, mund të ketë edhe dëmtime të pajisjeve.

“Duke pas parasysh faktin se shumica e lokaleve nuk kanë gjeneratorë, mund të dëmtohen si pasojë e shkëputjeve të energjisë elektrike sepse në raste të tilla mund të ketë dëmtime të pajisjeve ose aseteve, të cilat i përdorin sektori i gastronomisë për të punuar. Të gjitha këto përkthehen në një lloj krize të re sepse kushdo që e përdor një gjenerator, natyrisht se do të shpenzojë për derivatet, kryesisht naftën, e cila veç se është shumë në nivel të lartë të çmimeve”, thotë ai.

Ai shtoi se për reduktimet me energji elektrike njoftohen përmes rrjeteve sociale apo faqeve dhe grupeve të caktuara. Sipas tij, kjo mënyrë nuk është një informim i mirë, derisa thotë se KEDS-i, duhet të përçojë më shumë informacione në lidhje me ndërprerjen e rrymës.

Sekretari i Shoqatës së Gastronomeve i bënë thirrje Qeverisë për të bërë disa ndryshime në politikat fiskale.

“Po i bëjmë thirrje Republikës së Kosovës, të paktën të bëjnë disa ndryshime të politikave fiskale, të fokusohet aty ku po rrjedh burimi i problemit, pra në menaxhimin e krizës energjetike, në heqjen e akcizës në naftë, me uljen e TVSH-së në naftë, edhe nëse nuk e heq TVSH-në për gastronomi, të paktën të ketë një menaxhim të krizës ekonomike në kuptim të përgjithshëm…Duhet të bëhen ndryshime sa më të shpejta në mënyrë që të mos e ndjejmë atë krizën e cila po na atakon në muajt në vijim”, vijoi Vranica.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPress se ata kanë një listë të bizneseve prioritare të cilat i njoftojnë edhe individualisht për fuznizim.

“Ne e kemi një listë të bizneseve, një pjesë të konsiderueshme të cilave i kemi prioritare, i lajmërojmë edhe individualisht, mirëpo kur ka kufizime të vazhdueshme dhe kur as ne nuk e dimë cila do të jetë lista, atëherë e kemi të pamundshme. Mirëpo aplikacioni eKESCO i shërben secilit qytetarë që të njoftohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha ai.

Ndryshe, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se nga 15 gushti, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligjet në lexim të dytë – Kalojnë ligjet për Sigurimin Shëndetësor dhe Çmimet Tavan

Seanca për presidentin në ora 17:00

Prokurori Kodraliu: Falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe AKI-në, siguruam prova që vërtetuan spiunazhin e Gjukanoviqit

Prokurori Kodraliu: Falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe AKI-në, siguruam prova që vërtetuan spiunazhin e Gjukanoviqit

Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

​Murali për nënën Ferdonije: Po ndërtojmë një kujtesë që duhet t’iu përcjellet brezave

Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”

Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”

Dhjetëra të plagosur dhe viktima pas sulmeve të ndërsjella Rusi-Ukrainë

Dhjetëra të plagosur dhe viktima pas sulmeve të ndërsjella Rusi-Ukrainë

Prokurori Kodraliu: Falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe AKI-në, siguruam prova që vërtetuan spiunazhin e Gjukanoviqit

Prokurori Kodraliu: Falë bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe AKI-në, siguruam prova që vërtetuan spiunazhin e Gjukanoviqit

Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kane me kontratë të re, Olise mbetet te Bayerni

Kane me kontratë të re, Olise mbetet te Bayerni

Karateistja Mustafa krenare me suksesin në Spanjë

Karateistja Mustafa krenare me suksesin në Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën