TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​PDK kërkon dialog me sindikatat: Kërcënimet ndaj grevistëve të pashembullta

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​PDK kërkon dialog me sindikatat: Kërcënimet ndaj grevistëve të pashembullta

Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se kërcënimi i Qeverisë së Kosovës ndaj punonjësve të sektorit publik që iu kanë bashkëngjitur grevës për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës, është i pashembullt dhe i papranueshëm.

Derisa, PDK i ka bërë thirrje Qeverisë që ta dërgojë urgjentisht në Kuvend ligjin për pagat, ka theksuar se Qeveria duhet të dialogojë me sindikatat në mënyrë që të gjendet një zgjidhje.

Koordinatori i departamentit për financa në kabinetin për qeverisje të mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se qeveria po bënë shkelje të të drejtave të punëtorëve për grevë.

“Kërcënimi i Qeverisë së Kosovës ndaj punonjësve të cilët iu kanë bashkëngjitur grevës për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës, është i pashembullt dhe i papranueshëm. Ky kërcënim i hapur ndaj punonjësve nuk është parë deri më tani në Kosovë e as në ndonjë vend tjetër demokratik. Me këtë rast, Qeveria po cenon rëndë të drejtat e punëtorëve për grevë dhe ligjin për organizimin sindikal. Andaj, ky shantazh duhet të ndalet menjëherë”, tha Mustafa.

Më tej, ai thotë se Qeveria duhet të dialogojë me sindikatat në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për përmirësimin e kushteve të punonjësve te sektorit publik.

“Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që urgjentisht ta dërgojë në Kuvend, ligjin për pagat dhe sa më parë të ulet dhe të dialogojë me sindikatat, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për përmirësimin e kushteve të punonjësve të sektorit publik”, tha ai.

Ai ka shtuar se punëtorët kanë nevojë për dialog dhe jo për kërcënime nga qeveria

“Punëtorët kanë nevojë për dialog të vërtetë social e jo për kërcënime të tilla. Kriza e rëndë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi, ku kemi një rritje të çmimeve të ushqimit prej mbi 20%, ndërsa pagat kanë mbet të pandryshuara, nuk lejon hapësirë për shpërfaqje të kësaj arrogance dhe shpërfillje ndaj kërkesave të punonjësve, përkundrazi Qeveria duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe të shpejta për përmirësimin e gjendjes së familjeve kosovare”, tha Mustafa.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në rast se do të ketë greva në sektorin publik, atëherë çdo grevisti do t’i ndalet paga çoftë edhe për një orë grevë.

Në lidhje me këtë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë se situata mund të përkeqësohet nëse veprohet në këtë mënyrë./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli thotë se Komuna e Prishtinës ka bërë shkelje ligjore lidhur me menaxhimin e deponisë në Matiçan

Pacolli thotë se Komuna e Prishtinës ka bërë shkelje ligjore lidhur me menaxhimin e deponisë në Matiçan

​27 vjet nga beteja e Zhegocit

​27 vjet nga beteja e Zhegocit

​Sonte kompletohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve

​Sonte kompletohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve

27 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

Rrustemi: Nëse do të bëhej Asociacioni nga Kurti, çështja e presidentit do të zgjidhej për 24 orë

Rrustemi: Nëse do të bëhej Asociacioni nga Kurti, çështja e presidentit do të zgjidhej për 24 orë

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën