TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadiu: Grupi ndërinstitucional për anëtarësim në BE ka për qëllim intensifikimin e punës dhe veprimeve konkrete

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
​Shtatë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi ka treguar për Tëvë 1 arsyet e themelimit të këtij Grupi Punues, duke theksuar se Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një zotim politik që këtë vit të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne besojmë se ky zotim për ta bërë hapin e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE, është i domosdoshëm dhe në kohën e duhur. Jemi të përkushtuar të zbatojmë pjesën tonë të detyrimeve dhe të intensifikojmë bashkëpunimin me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për të avancuar në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE. Në Kosovë kemi një konsensus të gjerë politik mbi këtë agjendë, derisa Integrimi Evropian përkrahet nga 93% e popullsisë në Kosovë. Në anën tjetër, Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE. Prandaj, Komisioni Ekzekutiv i themeluar ditën e djeshme me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është një hap i rëndësishëm në përgatitjet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, bëri të ditur ai.

Sipas tij, ky grup ka për synim intensifikimin e punës për koordinimin e veprimeve konkrete për procesin e aplikimit në këtë mekanizëm ndërkombëtar.

“Komisioni Ekzekutiv ndër-institucional do të jetë përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky Komision ka për synim intensifikimin e punës për ndërmarrjen dhe koordinimin e veprimeve konkrete për procesin e aplikimit dhe të gjitha detyrat dhe obligimet që rrjedhin nga akti i aplikimit. Roli kryesor do të jetë koordinimi i veprimeve ndër-institucionale duke mundësuar përgatitjen e aplikimit dhe dokumenteve shtesë për aplikim në BE”, shtoi ai.

Po ashtu, Kadiu ka treguar edhe përbërjen e këtij Komisioni, duke shtuar se do të kryesohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Komisioni Ekzekutiv kryesohet nga Kryeministri derisa anëtarët të tjerë janë Zëvendëskryeministri i parë, Zëvendëskryeministrja e dytë/Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë. Me qëllim të koordinimit institucional për çështje të këtilla të rëndësisë shtetërore, pjesë e Komisionit do jetë edhe Presidenca dhe Kuvendi, institucione të cilat së shpejti do të emërojnë pjesëmarrësit e tyre. Komisioni Ekzekutiv do të përkrahet gjithashtu edhe nga një Sekretariat i koordinuar nga Zëvendeskryeministri Bislimi, si udhëheqës i proceseve të integrimit Evropian”, tha ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

“Facebook” nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën