TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Themelohet grupi ndërinstitucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Themelohet grupi ndërinstitucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosova ka bërë hapin e parë drejt aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, proces të cilin Qeveria Kurti është zotuar që do ta kryejë brenda vitit.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën, kryeministri ka bërë të ditur se është themeluar grupi ndër-institucional që do ta bëjë përgatitjen e këtij aplikimi.

“Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ende nuk ka aplikuar për BE. Ne jemi shtet evropian që beson dhe përfaqëson vlerat mbi të cilat është themeluar BE – ato të respektit për dinjitetin njerëzor, lirisë, barazisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, përfshi pakicave”, u shpreh Kurti.

Për njohësin e çështjeve politike, Gazmir Racin, aplikacioni për anëtarësim në BE duhet të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të mos kthehet prapa.

“Është momenti ideal që Kosova po e fillon një fazë të re në raporte me Bashkimin Evropian. Ky komitet ndërinstitucional po ashtu duhet ta luajë një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në aspektin politik të përgatitjes së aplikacionit por ai komitet duhet të shoqërohet edhe me një grup të ekspertëve për ta përgatit aplikacionin në mënyrë që të mos kthehet për koment nga Komisioni”, tha Raci.

Megjithatë, sipas njohësit të integrimeve evropiane, Arbnor Sadiku, Kosova deri më tani ka çaluar në zbatimin në praktikë të Marrëveshjes  së Stabilizim-Asociimit.

“Shumica e bizneseve të Kosovës kanë pasur problem për plasim dhe konkurrencë me vendet e tjera të rajonit në kuptimin e tregut sepse ti si prodhues i Kosovës për të aplikuar në vende të BE-së duhet t’i plotësosh disa standarde dhe unë mendoj kur kanë hy në konkurrencë me vende tjera prodhuesit e Kosovës, disa kanë qenë pozitiv po për shumicën ka pasur vështirësi”, deklaroi Sadiku.

Televizioni ka dërguar pyetje në adresë të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për të ditur më shumë mbi kompetencat e përbërjen e grupit ndërinstitucional, por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Kosova  ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës teksa po përgatitet aplikimi për anëtarësim edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Abdixhiku takon Osmanin, mes diskutimeve çështja e presidentit

​Abdixhiku takon Osmanin, mes diskutimeve çështja e presidentit

Rrahje dhe tensione pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, policia jep detaje

Lladrovci thërret Selimin, Limajn, Mustafën, Jahjagën dhe vajzat e profesor Çettës për të rikthyer fuqinë e PDK-së

Lladrovci: PDK-ja mund të ulë tensionet duke propozuar një kandidat për president

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota për të

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota për të

Abdixhiku-Kurtit: E propozojmë Vjosa Osmanin nëse na i garantoni 66 vota për të

Alpinisti 30-vjeçar humb jetën pas rënies 200 metra nga një mal në Zvicër

Alpinisti 30-vjeçar humb jetën pas rënies 200 metra nga një mal në Zvicër

Çfarë do të thotë kur pulson drita e verdhë në veturat me naftë?

Çfarë do të thotë kur pulson drita e verdhë në veturat me naftë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën