Policia bën të ditur e i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan teve1.info
“Me 23.08.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Një vrasje ka ndodhur më 5 gusht në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Vrasja ka ndodhur pas një konflikti verbal dhe fizik, ku dy persona kanë qëlluar me armë zjarri tre të tjerë, e ku njëri prej tyre nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. /Teve1.info/