Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reagua lidhur me publikimin e vendimit për ndarje të projekteve nga qeveria e që rezulton se 4 komunat e VV-së që qeverisin në nivel nacional kanë arritur që të gjitha të fitojnë projekte nga Qeveria.
Lidhur me këtë, Çitaku shprehet se me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive, ndëshkohen qytetarët e jo pushtetarët.
“Me mosaprovim projektesh e mbështetje selektive ndëshkohen qytetarët, jo pushtetarët.
Pa diskriminim deri më tani i kemi vetëm reduktimet e rrymës dhe inflacionin.
Turp”, shkruan Çitaku.